Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, rastin e ardhur nga Mati ku burri dhunonte gruan dhe e konsideronte me probleme mendore dhe për ta shëruar kishte paguar një hoxhë nga Kosova, i cili përmes goditjes me kaçavidë pretendonte se i shëronte magjinë, e cilëson si abuzim.
Nga studio e MCN Live, Gurra tha se pretendimi i shërimit të magjisë në emër të Kuranit nuk është rasti i parë, nga ata që i quajti pseudo fetarë, duke mohuar të jenë hoxhallarë.
Sa i takon kontaktimit përmes rrjetit social Facebook, ai shtoi se pikërisht këtu fillon gjithë problematika dhe pjesa tragjike, duke hequr paralele se është njësoj sikur nëpërmjet Facebook të kërkosh një doktor dhe të kryesh një operacion në kushte jashtë spitalore.
Rastit të Matit i shtohet dhe dhunimi fizik përveçse psikologjik. Pamje të tilla nuk mund t’ia përshtatësh as Mesjetës.
Çdo qytetar e ka të vështirë mohimin apo kundërshtimin e asaj që vjen prej Zotit. Nuk ka asnjë lloj pranueshmërie për teqenë, xhaminë apo kishën.
Teqetë, xhamitë, sinagogat janë e drejtë për tu frekuentuar vetëm e publikut, dikush që mund të jetë atje, është i përkohshëm dhe nuk trashëgohet hyjnizimi i atij vendi. shenjtërimi nuk qëndron në asnjë lloj libri, apo trashëgimia brez pas brezi, babë-bir.
Historia ka prodhuar negativitete të kësaj natyre, ndoshta dhe më keq. Sot nuk mund të ketë teqe personale, kisha apo sinagoga personale.
Menaxhimi i tyre duhet të bëhet përmes rrugëve institucionale apo zyrtare dhe ka të drejtën e ndërhyrjes shteti.
Shehu në fjalë nuk ka asnjë të vërtetë prej Kuranit, një lloj shërimi shoqëruar me dhunim fizik dhe psikologjik dhe fetar.
Njerëzit shprehen ngurrues të shprehin kundërshti ndaj një fjale që pretendohet se vjen nga Zoti. Ky soj bëjnë abuzim psikologjik dhe mijëra euro në kurriz të besimtarëve apo njerëzve.
Por a është Kurani në disa pjesë të veta përmirësim dhe shërim? Absolutisht është, por a mbetet nga këta sharlatanë Kurani një portë e hapur për abuzim? Për fatin e keq po!
Këto raste duhen konsideruar si vepra penale. Nuk ka një shërim të tillë prej Kuranit.
Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, do i duhej të jepte një prononcim, minimumi dënimi dhe institucionet në Kosovë duhet të japin prononcimin shpjegues.
Se kjo lehtëson dhe për vetë institucionet shtetërore mundësinë e klasifikimit të këtyre veprave por dhe ndërhyrja.
Magjia apo të bërit keq për fat të keq nuk i përket vetëm Mesjetës, ka qenë dhe do jetë në çdo organizim shoqëror, ka dhe në shoqëritë moderne perëndimore që janë një shekull përpara në avancë në raport me vendin tonë.
E keqja ka qenë dhe do jetë gjithmonë, e keqja për fatin e keq është pjesë e çdo shoqërie. Nuk e përjashtoj, pavarësisht nëse quhet magji, pasi në thelb e keqja ekziston.
Përderisa përcillet në Kuran të bërit magji, apo të bërit keq. Çdo njeri mbart energji negative, dhe nëse ia kanalizon dikujt patjetër që dëmi është.
Nuk mjekohet dot përmes bisturisë. Është diçka psiko-shpirtërore dhe duke qenë se librat shpirtëror e kanë pasqyruar kanë dhënë dhe mënyrën e shërimit, por është larg këtij soji.
Energjia negative dhe pozitive është në çdo shoqëri dhe në çdo kohë. Për fatin e keq e mbart çdo njeri.



