Kuvend/ Erdogan: S’ka problem që s'e zgjidhim së bashku. Shqipëria të marrë masa kundër “FETO”

Kuvend/ Erdogan: S’ka problem që s'e zgjidhim së bashku. Shqipëria të marrë masa kundër “FETO”

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan tha në Parlamentin e Shqipërisë se dy vendet tashmë janë aleatë strategjikë. Erdogan tha se ndihmat e Turqisë në drejtim të Shqipërisë do të jenë të shumta, për ta thelluar më tepër këtë marrëdhënie të shkëlqyer mes dy popujve. Ai përmendi edhe njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa shkoi larg në histori duke thënë se dy popujt ishin miq që prej 600 vitesh.

Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi shumë lidhje të forta historike e humane. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë, është bërë një nga marrëveshjet e para, e kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë në thelb zbulon që marrëdhëniet tona janë jo vetëm mes shteteve, por edhe njerëzve. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike.

Ne duhet të kontribuojmë për paqen e qetësinë e vendeve tona, të rajonit e botës. Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, me lejen e Zotit nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim. Për aq kohë sa mbrojmë vëllazërinë e vendosmërinë tonë, unë sinqerisht besoj se së bashku nuk do lejojmë të prishë këtë panoramë të bukur që po shohim të gjithë së bashku. Krijimi i një mjedisi paqeje, besimi e stabiliteti në Ballkan. Sigurimi i marrëdhënieve miqësore janë prioritet për qeverinë turke. Ne ndjekim rolin që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, qoftë nga aleatet e NATO-s që kanë dhënë kontribut të veçantë. Roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv. Ne jemi në solidaritet me Shqipërinë.

Erdogan gjatë fjalës së tij , vuri edhe njëherë theksin tek lufta ndaj organizatës së Fethullah Gulen, si një kusht për miqësinë me Turqinë. Erdogan u shpreh se Shqipëria duhet ta luftojë këtë organizatë, të marrë masa që të mos ketë fatin e Turqisë e mos errësohen marrëdhëniet vëllazërore. Erdogan po ashtu bëri me dije se do të vendosë në dispozicion edhe vaksinën Turcovax.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi shumë shpejt edhe vaksinën Turkvax jemi në dispozicion ta ofrorjmë. Paralel me këtë vjet ndërtuam në kohë rekord spitalin e Fierit dhe sot inaguruam banesat në Laç. Shpresoj që këto që ne kemi bërë i kanë mbyllur sado pak plagët e shqiptarëve. Edhe shqiptarët do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë. Më lini të kujtoj organizatën “FETO”, të cilës i kushtojmë shumë vemendje dhe autorët janë në Shqipëri. Një mik i9 vërtetë është ai që nuk heziton ta thotë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Ashtu sin ë Shqipëri institucionet e lidhura me Feton janë të fshehura dhe nuk duhet të keni dyshiminh se së shpejti do i zbulojnë fytyrat e tyre. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukture helmuese dhe tradhëtare, aq më e sigurtë do të jetë e ardhmja juaj.Ne konsidrojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë të mos kenë fatin tonë. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër Fetos dhe të mos lërë që marrëdhëniet tona të mos errësohen.  Dua të përshëndes me dashuri të gjiothë popullin shqiptar, deputetë dhe shpresoj që miqësia dhe vllazëria mes nesh të vazhdojë deri në përjetësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy