
Dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan, përfshinte gjyqtarë, ish gjyqtarë, drejtues policie, biznesmenë, killera, ushtarë dhe njerëz të medias.
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të paeskpozuarit” në MCN tv, thotë se dosja e SPAK për Elbasanit, vulosi faktin se krimi dominon mbi ekonominë me ndihmën e qeverisë.
Pjesa që unë shoh si më shqetësues në tërë dosjen e fundit të SPAK për organizatën që drejtohet nga Suel Çela ka të bëj me lidhjen e krimit me biznesin ose më saktë infektimin e biznesit nga krimi.
ne kemi arritur në një situatë ku krimi është një nga sektorët më me peshë në ekonomisë kombëtare dhe nëse ka nëj qark ku dominimi i krimit mbi ekonominë është absolut, Elbasani është rasti klasik.
Nëse shikon Elbasanin, të gjitha kompanitë e mëdha të cilat marrin tenderë në bashkitë e qarkut të Elbasanit por edhe nga qeveria qendrore, janë të gjitha biznese të përfolura me lidhje të forta më krimin.
Jemi në një situatë ku buxheti i shtetit është shndërruar në një ushqyer të krimit, pasuron bandat, i fuqizon ato dhe qeveria shndërrohet në një pastrues parash, pra legalizon asetet e krimit.



