
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bën me dije se një urë është hedhur në erë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, për të parandaluar avancimin e rusëve drejt kryeqytetit.
Ura ndodhet afro 50 kilometra në Veri të Kievit. Një këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës tha se dita e sotme mund të jetë më e vështira në luftë, pasi pritet të sulmohet Kievi.
Këshilltari Anton Herashchenko deklaroi se mbrojtësit e Kievit janë gati të veprojnë me raketa.
Po ashtu ai u shpreh se forcat e Ukrainës janë pozicionuar në katër fronte të ndryshme për të përballuar ofensivën ruse.



