Reforma në drejtësi/ Bozheku: U ruajt vetëm fasada, funksioni u përshtat me interesat e disa individëve

Reforma në drejtësi/ Bozheku: U ruajt vetëm fasada, funksioni u përshtat me interesat e disa individëve

E ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, juristja Enida Bozheku foli për sistemin aktual të drejtësisë, duke u ndalur veçanërisht te Reforma në Drejtësi. 

 

Ajo u shpreh me tone kritike për mënyrën se si, sipas saj, u devijua qëllimi fillestar i reformës për interesa të caktuara.

 

Reforma në Drejtësi është një “skandal”, pasi ndonëse është hartuar nga ekspertë shqiptarë, ajo është shndërruar në një instrument që i shërben interesave të momentit për disa grupe të caktuara. Reforma në drejtësi erdhi si një platformë risie, por hileja ishte te zbatimi, te ajo që i hiqet apo i shtohet rrugës. 

 

Në fillim parimet dhe qëllimi i reformës ishin shumë të qarta dhe të domosdoshme, por se “për shkak të makiavelizmit juridik” reforma u transformua në funksion të interesave të ngushta. U ruajt vetëm fasada e kërkuar nga ndërkombëtarët, ndërsa brenda, në detaje, u krijuan mekanizma që nuk synonin funksionimin e drejtë të sistemit. 

 

Nuk është se nuk kishin mundësi t’i parashikonin pasojat, por nuk deshën t’i parashikonin. Dhe kjo është edhe më e keqe. Nuk janë injorantë, janë dashakeqës sepse i shërbejnë ekskluzivisht interesave të momentit. Thjesht janë pragmatist dhe nuk janë vizionar. 

 

Në këtë kontekst, Bozheku u ndal edhe te çështja e Kushtetutës, të cilën e cilësoi si të transformuar në një “leckë”, ku sipas saj, të gjithë kanë futur duart për pakte politike.

 

Kushtetuta shqiptare, ndonëse lindi si një kushtetutë “e ngurtë”, për të shmangur ndryshimet e shpeshta, ka përfunduar e deformuar nga ndërhyrje të vazhdueshme me motiv politik. 

Fatkeqësisht, kush nuk i ka futur duart, majtas dhe djathtas, duke e përdorur në funksion të interesave personale, individualen jo kolektive, bile flitet se do të ndryshoj prap”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy