Në 10 vjetorin e liberalzimit të vizave, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se 10 vitë më parë, vendi ka bërë më shumë në plotësimin e 150 kushteve të vendrosuar nga BE, 10 herë më pakse kushtet që i ka vendosur sot BE, dhe të cilat qeveria Rama, nuk i ka plotsuar ende. Sipas Bashës, me të drejtë shumë shqiptarë ishin mosbesues, por falë punës dhe përkushtimit, tha kryedemokrati arritën që të heqin vizat që mundonte shqiptarët.
"Sot, 10 vite nga liberalizimi i vizave me BE-në. Sot 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve. 10 vite më parë realizuam një ëndërr. 10 vite më parë shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin lodhur dhe nuk besonin se ajo ditë do të vinte. Një mur Berlini ndante shqiptarët nga Europa. Ne ia dolëm ta bëjmë realitet lëvizjen e lirë në BE për studentët, familjarët, sipërmarrësit. Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave, 10 herë më pak se kushte që ka vendosur BE, por ia dolëm që t'i realizojmë në më pak se 2 vite", tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur protestat në Tiranës si një revoltë qytetare ndaj një qeverie që ka punuar vetëm për pasurimin e vetvetes.
"Prap premtime boshe nga Rama, ka premtuar se do rehabilitonte ekonominë, e ka futur në një kolaps, sot kostoja e jetës është më e larta. Në 7 vite nuk ka bërë asgjë, nuk ka mbajtur asnjë premtim, shkatërrim, dhunim të pronës publike,të shtëpive të shqiptarëve, askush nuk e beson më Edi Ramën, ku është thelbi i çdo revolte të qytetarëve, Kjo është ajo që e pret çdo qeveri kur për 8 vite me radhë premton dhe nuk mban fjalën, por punon vetëm për vehte. Kriza filloi para pandemisë, tani vetë doli në dritë. Vendi në krizë si pasojë e korrupsionit, rritjes së taksave. Rama asnjë ndihmë për qytetarët. Rama një buxhet tjetër për oligarkinë. Nuk do të ketë shans të zbatojë buxhetin, do ta largojmë.Planet tona do ta kishin shpëtuar ekonominë. 100 mijë qytetarë s’do humbin punën. Të na kishte dëgjuar, do të kish testuar më shumë. Duhej rimbursuar trajtimi i pacientëve COVID. Financat në krizë sepse ka rënë konsumi pikjadë. Varfëria dhe papunësia këmbëkryq. 3 ditë në rrugët e Nju Jorkut, nuk gjeti 1 minutë kohë të ngushëllojë familjen Rasha".
Vizitën e kryeministri Edi Rama në familjen e Klodjan, Basha e cilësoi si "një kthim në vendin e krimit", teksa hodhi akuza se ka pasur qëllime për ta manipuluar si ngjarje, prandaj reagoi tre ditë me vonesë.
"Kthehet ditë për ditë te vendi i krimit, sic kthehen ata që janë bërë pjesë e krimit me neglizhencën dhe poshtërimin të gjakut të viktimës. Harroni pastaj avancimin drejt BE, të jetë për këtë njeri një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë do të kërcënohet integrimi në BE. 3 ditë heshtje se besonte se do të manipulonte këtë ngjarje, komunikatat e policisë nuk dalin pa firmën e Veliut. Zemërata qytetare, i gatshëm të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshaj. Tregon sa hipokrit është, sa peng është”, tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka kthyer përgjigje pse në 21 janar, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk largoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të policisë, siç po kërkon sot për Ardi Veliun. Për këtë ai bëri fajtor gardën dhe tha që sot, atë që ka qenë në krye të zjarrit në 21 janar, Rama e bëri kryebashkiak.
"Sepse të gjitha institucionet ndërkombëtar tregoi se policia iu nënshtrua dhunës, se vrasja ndodhi si rezultat i veprimeve të gardës, të cilët vepruan dhe shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan. Sa herë kapet ngushtë nxjerr Rama përmend 21 janarin, se atë që është në krye të grupit të zjarrin e bëri kryebashkiak, një njeri që sot terrorizon Matin. E bëri kryetar të PS e drejtor të OSHE, njeri me precedent penal. Ky është Edi Rama, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën. Sa herë që Rama ka për keq, kthen në skenë 21 janar. Pse e gradoi vrasësin e 21 janarit, sepse ndoshta Rama mund të thotë "ose garda bëri detyrën dhe nuk bëri krim", ose sepse "bëri detyrën partiake se mua më duhej gjaku i tyre". Kurrë nuk do të bëj kompromis me krimin për të ardhur në pushtet dhe të sakrifikojë jetë njerëzish për të ardhur në pushtet, se pushtetin e kam parë si instrument për t'iu shërbyer njerëzve", tha Basha".
Basha tha se në 25 prill do të largohet e keqja, por deri atëherë është detyra e PD që të bëj presion.
“Thirrjes time për planin me 5 pika i janë bashkuar shumë specialistë edhe socialistë. Është thirrje për ti dhënë fund kësaj maskarade dhe të mos shkaktosh fatkeqësi dhe humbje jete vetëm e vetëm se je peng i krimit dhe oligarkisë. Duhet të nisësh urgjent paketën e ndihmës, së pari për shëndetësinë. 6 muaj bëjmë thirrje për hapjen e spitaleve rajonale dhe sot njoftohet hapja e spitalit.
Mjekët janë të shteruar, spitalet janë në kolaps. Saldatorët janë bërë ekspertë të furnizimit të njerëzve me oksigjen dhe ky vazhdon me premtime boshe dhe gënjeshtra dhe e tregon fajtorin gjetkë.
25 prilli do ti japë fund kësaj të keqe, por deri atëherë është detyrua imë dhe tuaja që të ushtrojmë presion që paratë dhe borxhi i marrë të shkojë për ndihmë të vërtetë. Anija e Edi Ramës po fundoset.
25 prilli është shumë larg për shumë prej jush, por është mjaftueshëm kohë për të na bërë të gjithëve bashkë për të arritur largimin e Edi Ramës. E vetmja shpresë është bashkimi me Opozitën dhe ti mbyllni veshët nga propaganda”, tha Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha në fund të bashkëbisedimit me gazetarët ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nëse edhe 500 mijë veta të mblidhen në shesh nuk do të heqë Drejtorin e Policisë Ardi Veliu.
Basha është shprehur se nëse 500 mijë vetë mblidhen nën shesh ‘Rama e di mirë se çfarë e pret’.
“Zoti e ruajt. Se askush nuk e ruan atë nëse në shesh dalin 500 mijë veta, e di mirë se çfarë e pret. Por t'i thërras mendjes se jo 500 mijë por 1 milion e 500 mijë do t’i dalin në shesh më 25 prill dhe do ta largojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit që është e vetmja shpresë për çdo familje shqiptare,” përfundoi Basha.



