Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor, shenjat më me fat

Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor, shenjat më me fat

Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor për të gjitha shenjat e horoskopit.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se shigjetari dhe binjakët do të kenë Jupiterin në retrogadë dhe java nuk parashikohet shumë pozitive.

Dashi

Javë pak e lodhshme, do të ketë shumë ngjarje, do të ketë probleme me udhëtimet, të cilat do të zgjidhen, por do të kenë vonesa. Kujdes duhet treguar me komunikimin. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në marrëdhënie me familjarët, duke qenë se këto marrëdhënie do të jenë pak më të sfiduara. Por pavarësisht këtyre sfidave, shenja e dashit do të ecë shumë.

Demi

Java do të ketë probleme me shëndetin, këtë javë do lodhemi shumë dhe java do të jetë sfiduese për shkak të ndikimit të Jupiterit i cili është shumë afër me Tokën. Do të ketë ndikime pozitive në marrëdhënien në çift. Nëse duan t’i shprehin ndjenjat dikujt, kjo është një javë shumë e rëndësishme. Ndërkohë mund të kenë shpenzime.

Binjakët

Binjakët janë një nga shenjat më të prekura duke qenë se Jupiteri është në retrogradë te shenja e tyre. Pika ku do jenë më të prekur do të jetë komunikimi, sidomos me partnerët. Gjatë kësaj jave duhet treguar me kujdes me shëndetin, sidomos femrat, në raport me situatën hormonale. Për shenjën e binjakëve ka ngadalësim këtë periudhë, por kjo do i ndihmojë shumë sa i takon vendit të tyre të punës dhe rutinës.

Gaforrja

Janë më pozitiv se javën e kaluar, do të jenë shumë komfort për të kuptuar botën e tyre të brendshme. Marsi është te shenja e tyre, por do të kenë një kënd negativ të Diellit. Do të ketë reflektim shumë të madh të brendshëm dhe kjo do i bëjë të jenë më të qetë.

Luani

Është disi problematika situata sa i përket marrëdhënieve me shoqërinë. Do të ketë reflektim lidhur me personat që do të kenë në jetën e tyre. Do të ndodhë e kundërta sa i takon marrëdhënieve në çift, do të kenë një javë më me fat. Për lidhje të reja, kjo javë është e favorshme. Ndërsa lidhjet aktuale do të kenë komunikim më të mirë se javën e kaluar. Të ardhurat këtë javë do të jenë vërtetë pozitive. Kujdes duhet treguar në raport me familjarët.

Virgjëresha

Jemi në një javë të përzier, duke qenë se do të ketë ndikime shumë të mëdha sa i takon karrierës. Mund të ketë rikthime të shanseve që janë humbur më parë, si në vendin e punës ku mund të mos jenë shprehur siç duhet. Mund të ketë dhe zhvendosje, që nuk janë shumë pozitive. Mund të marrin dhe lajme disi negative, lidhur me marrëdhëniet që kanë me familjarët. Ana materiale sa i takon pronave të përbashkëta, parashikohet e favorshme.

Peshorja

Ky është sezoni i saj dhe fokusi kryesor gjatë kësaj jave është te marrëdhëniet. Edhe pse Jupiteri do të ndalojë, do të ketë një ndikim më të zbutur se shenjat e tjera. Do të rregullojnë çdo formë problemi që kanë. Do të kenë një rregullim kolosal në marrëdhënie me vëllezërit dhe motrat e tyre. Kjo shenjë komunikon që t’iu bëjë qejfin të tjerëve, por këtë javë do të thotë atë që mendon dhe kjo do t’iu bëjë mirë.

Akrepi

Kjo javë mund të jetë pak e lodhshme, ndikimi më i madh ka të bëjë me çështjet gjyqësore, pronat e përbashkëta dhe të ardhurat e përbashkëta, pasi bashkëpunimi do të jetë i vështirë. Mund të ketë edhe humbje, por e rëndësishme është se duhet të dinë të komunikojnë shumë mirë dhe hapur. Marrëveshjet këshillohet që të lihen për javën tjetër.

Shigjetari

Jupiteri do të ndalojë te shenja përballë tyre dhe do të kalojë në retrogradë. Për të lindurit e kësaj shenje do të ketë disa probleme në komunikim lidhur me partnerët e tyre. Përmirësimi do të nisë vetëm të enjten, pasi këto ditë perceptimi i tyre do të jetë i ngadaltë. Do të ketë tendencën për të komunikuar më shumë nga sa duhet. Gjatë kësaj jave duhet treguar kujdes për shëndetin.

Bricjapi

Jemi në një javë më pozitive se java e kaluar, por do të ndihen shumë të lodhur. Nuk është një javë shumë negative, por duhet të kontrollojnë shumë më tepër veten, duke qenë se kanë Plutonin në retrogradë te shenja e tyre, edhe pse në fund të kësaj javë do të ecë drejt dhe do të shijojnë ngjyrat e jetës. Ndikimet më të mëdha do i kenë në karrierën e tyre, për tu rritur më tepër. Mund të kenë disa kontradikta me partnerët për vendin ku banojnë.

Ujori

Vazhdon të jetë një fazë pozitive. Duke qenë se ujori ka qenë një nga shenjat më të lodhura, ndikimet më të mëdha do i kenë në marrëdhënien në çift. Mund të ketë rikthime nga e shkuara që do të shndërrohen në persona romantik.

Peshqit

Ndikimi më i madh do të jetë në rutinën e përditshme dhe në botën e tyre të brendshme. Ka disa ndikime në këtë pikë. Mund të jenë pak të trazuar, por shumë më të fokusuar te puna dhe rutina e përditshme, gjë që do i ndihmojë që të kenë përmirësim material këtë javë. Në mesin e javës do të ketë mosmarrëveshje në familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy