Çika: Kosova nën kujdesin ndërkombëtar, Serbia s’do ta pranojë me lehtësi normalizimin (VIDEO)

Çika: Kosova nën kujdesin ndërkombëtar, Serbia s’do ta pranojë me lehtësi normalizimin (VIDEO)

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Cika në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me raportin e ri të OKB-së për Kosovën, ku një nga pikat e tij është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për dakordimi me aneksin për zbatimin e marrëveshjes se Ohrit.

Ai tha se Kosova është plotësisht nën kujdesin ndërkombëtar dhe se BE është duke bërë një presion të shtuar kundrejt Serbisë për të kufizuar ndikimin rus në Serbi. Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë në pikë decizive për marrëdhëniet dhe se Serbia nuk do ta pranojë me lehtësi normalizimin.

Janë disa faktorë që shtyn atë që është komuniteti ndërkombëtar për të bërë presion për Kosovën dhe Serbinë. Raporte të cilat tashmë janë dhe zyrtare nga BE dhe tregojnë se ndikimi rus, apo ura që kalon nga Rusia drejt Evropës është dhe përmes Serbisë dhe në këtë aspekt vetë BE po bën një presion të shtuar dhe SHBA, si një mashë presioni kundrejt Serbisë në lidhje me kufizimin e ndikimit rus në Serbi. Në këtë aspekt duhet thënë se lidhet i gjithë presioni nga këta aktorë të mëdhenj SHBA- BE që janë vendimtarë në rajon. Akoma më shumë do thosha me Kosovën për një shtet që është nën mburojën ndërkombëtare megjithatë zhvillimet që kanë të bëjnë me bisedimet Kosovë- Serbi gjithmonë shfaqet ngërçe të caktuara të cilat kryesisht vështirësohet Serbia për arsye që lidhen qoftë me problematikat e saj të brendshme, por edhe në lidhje me Kosovën kur kemi të bëjmë me një angazhim të saj më vendimtar, e cila ka dhënë hapa më të mëdha kundrejt marrëveshjes së Ohrit se sa Serbia. Të dyja vendet janë tashmë përballë një sfide të rëndësishme ku do vendosin nëse do ecin përpara apo do qëndrojnë në vend.

Në vijim ai u shpreh se ajo që historikisht dihet është kush është viktima dhe dhunuesi dhe se kjo duhet tejkaluar si fazë. Sipas tij, presioni është për të tejkaluar fazën që dhe mund të ngecim në retorika të tilla që përkthehen në përplasje dhe ngecje të negociatave të dy vendeve.

Duhet tejkaluar sepse të dyja vendet kanë perspektivë të ardhmen tyre evropiane dhe sigurisht që BE do bëjë presion kundrejt të dyja vendeve. Në këndvështrim do thoja se të dyja palët janë në një pikë decizive për të ardhmen e tyre dhe për shkëputjen nga e shkuara. Është e vështirë të shohim si Kosovën dhe Serbinë që të zgjidhin si me shkop magjik të shkuarën, por është domosdoshmëri që ata të shohin të ardhmen. Kjo është detyrë dhe e politikave të institucioneve ndërkombëtare. Shohim si në Serbi dhe Kosovë klasa politike ka përplasje dhe me njëra-tjetrën.

Çika tha se nëse do e shohim në aspektin historik marrëdhënia mes dy vendeve asaj që sot është Ballkani perëndimor, shtete të dala nga ish Jugosllavia kanë qenë brenda një entiteti dhe në këtë aspekt entiteti shtetëror, çatia ku ndodheshin këto shtete ishte e përbashkët.

Duhet parë marrëdhënia brenda dhe duhet analizuar marrëdhënia brenda këtij entiteti. Pas shpërbërjes së saj atëherë flasim për marrëdhënie të re mes shteteve, në rastin konkret ajo që ne na intereson është marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë. Duhet të mëshojë ajo që është politika kosovare për momentin dhe ta shfrytëzojë këtë duke mos pritur se Serbia do ta pranojë me lehtësi normalizimin. Komunat serbe do jenë gjithmonë një presion i vazhdueshëm për veriun e Kosovës dhe do vazhdojë të jetë nëse s’do ketë një teknikë të fortë mes dy vendeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy