
Prej ditës së sotme duket se situata meteorologjike ka ndryshuar krejtësisht, duke ja lënë vendin zyrtarisht një vjeshte me shi.
Metereologia e IGJEUM, Anira Gjoni, bën të ditur se reshjet e shiut rikthehen të ënjtën, teksa e tërë java e ardhshme do të jetë e dominuar nga shiu.
Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, por temperaturat do të jenë dominante mbi normalen, pra nuk do të kemi ulje drastike të temperaturave.
Reshjet do të vijojnë edhe sot në disa qarqe, por do të ndërpriten, për tu rikthyer të enjten pasdite. E premtja do të vijojë me reshje më intensitet të shtuar.
Dominante, sipas Gjonit, ndërkaq do të jenë temperatura mbi normalen, deri në 28 °C.
Temperaturat do të jenë mbi normalen, do të kemi rënie graduale të temperaturave, do të shkojnë deri në 17°C, kurse sa i përket vlerave maksimale, në zonat e ulëta do të regjistrohen 27-28°C.
Javën që vjen do të karakterizohet me reshje dhe temperaturat në këto vlera, kurse java e fundit e shtatorit do të jetë më e ngrohtë dhe pa reshje.



