NATO reagon për ushtrinë e Kosovës, në rrjet plas debati mes serbëve dhe shqiptarëve (FOTO)

NATO reagon për ushtrinë e Kosovës, në rrjet plas debati mes serbëve dhe shqiptarëve (FOTO)

Nisma e pak ditëve më parë e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për krijimin e ushtrisë së Kosovës është bërë tema e fundit e replikave në distancë mes liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Agjencia e lajmeve “Russia Today” shkruan sot për reagimin e NATO-s në lidhje me këtë fakt.

“NATO dhe SHBA-të kanë paralajmëruar Kosovën në lidhje me planet e saj për ta transformuar forcën e sigurisë në një ushtri të mirëfilltë. Aleanca e Atlantikut Verior dhe Uashingtoni kanë premtuar se do të kufizojnë bashkëpunimin me Kosovën nëse ushtria formohet pa ndryshime kushtetuese. Shefi i NATO-s, Jen Stoltenberg, ka thënë dje se ka folur me liderët e Kosovës rreth “shqetësimeve lidhur me propozimet e autoriteteve kosovare për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të armatosur pa ndryshime kushtetuese”.

Ndërkohë, në faqen e agjencisë në “Facebook”, ku është publikuar lajmi, është hapur një debat i madh mes përdoruesve serbë dhe atyre shqiptarë.

“Gjepura. Shqiptarët e Kosovës bëjnë ç’u thonë SHBA-të. Bajden ishte njëherë ate dhe ata u sollën si qen të bindur. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një lojë e Amerikës. Ajo ka kontrollin e Kosovës 100%”, shkruan një përdorues serb i rrjeteve sociale.

“Meqë po flasim për qentë e bindur, serbët janë qentë e preferuar të Rusisë në Balkan”, është përgjigja e një shqiptari.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy