Mbetjet në Shijak, Arbana: Jemi drejt marrëveshjes së re me landfillin e Sharrës

Mbetjet në Shijak, Arbana: Jemi drejt marrëveshjes së re me landfillin e Sharrës

Situata e vështirë e krijuar me mbetjet në Shijak ka ardhur si pasojë e burokracive. Në studion e lajmeve të MCN TV, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, tha se kjo situatë është e përkohshme, deri në lidhjen e një marrëveshjeje të re me landfillin e Sharrës. Sipas tij, marrëveshja e fundit me këtë landfill ka përfunduar më dt.18 gusht dhe bashkia ka nisur punën për lidhjen e një marrëveshjeje të re.  

“Deri më dt 18 ne kemi pasur një marrëveshje me landifllin e Sharrës, ku çonim falas të gjitha mbetjet që gjeneronte Bashkia e Shijakut. Gjatë kohës që nënshkruam një marrëveshje, prej 10 ditësh, jemi marrë me etapat e tjera ligjore, për të lidhur një akt-marrëveshje. Jemi në kushtet e emergjencës, por duhet të kalojnë disa etapa si një vendim i Këshillit Bashkiak, miratim nga prefektura për të dalë në lidhjen e një marrëveshjeje në kushtet e emergjencës. Ne kemi pasur edhe marrëveshje të tjera me landfillin e Sharrës. Çdo marrëveshje ka fundin e vet.

Arbana theksoi se Bashkinë e Shijakut nuk ka landfill të ligjshëm as të paligjshëm.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy