Arritja e marrëveshjes Rama-Basha dhe futja në kabinetin qeveritar të një zv/kryeministreje dhe 6 ministrave teknikë nga PD, ka thurrur skenarë e kundërargumenta, si në media ashtu edhe në korridoret e politikës lidhur me mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme PS-PD pas 25 qershorit.
Në replikë me të, Rama duket i qartë teksa shprehet se PS synon të ketë e vetme qeverinë pas 25 qershorit.
Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI: Nëse do bashkeqeverisesh prap me Bashen pas zgjedhjeve ske pse mëresh me vetting
EDI RAMA: Voto PS Ledio qe te kemi timonin e qeverise pa te tjere ne preher, leri bashkeqeverisjet mbrapa se qeveria vendoset ne 25 qershor
KOMENTUESI: Po ai ciceroni jot Taulant Balla qe ka humb kunder cunit sales edhe ti ske pa gjo akoma po vjen vetingu
EDI RAMA: Mirese te vije Xhim Xhimi dhe mos e perdor fjalen ciceron pa i’a ditur kuptimin




