
Mijëra malazezë janë mbledhur sot për të protestuar përpara Parlamentit lidhur me një ndryshim në lilin për fenë.
Kjo pasi Parlamenti pritet të favorizojë ndikimin që Serbia kërkon të ketë mbi fenë. Ky pretendim ka irrituar mjaft qytetarë, të cilët sot mbanin pankarta në duar ku shkruanin 'tradhi', 'kjo nuk është Serbi' dhe 'mercenarë serbë'.
Protestuesit besojnë se kabineti i ri synon të minojë identitetin kombëtar malazez dhe t'i japë shtetit serb kontrollin mbi vendet fetare.
Sakaq protestuesit duartrokitën përfaqësuesit e opozitës që ishin në parlament, të cilët u larguan pasi u hap ky diskutim. Ky ndryshim në ligj ka qenë në plan edhe më herët, por është shtyrë për arsye të ndryshme.



