KQZ vendos sot për mandatin e Prengës

KQZ vendos sot për mandatin e Prengës

KQZ-ja pritet të vendosë sot për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin Prenga pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

-Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë.

 -Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.

Pikërisht për këtë arsye Prokuroia regjistroi hetim penal kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendim që pasoi me përplasje deklaratash mes dy institucioneve, madje kryetari i KQZ, Denar Biba informoi edhe ambasadorët dhe krerët e shtetit për veprimtarinë e institucionit që drejton në lidhje me procesin e dekriminalizimit. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy