Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Fevziu: Dita më e zezë për PD

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Fevziu: Dita më e zezë për PD

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore ku e ka cilësuar si ditën më të zezë të PD pas rezultatit.

Ai tha se rezultati i Bashën në këto zgjedhje me 13% të votave është dramatike, aq më tepër kur ai synon të jetë zëri i parë.

Sipas Fevziut nuk ka ndodhur kurrë që një parti qeverisëse që ka drejtuar vendin të dalë në vendin e tretë me atë rezultat

Dita më e zezë e PD. Rezultati i këtyre zgjedhjeve është traumatik jo vetëm për PD por për vendin. Çdo njeri mendon se ky rezultat tregon se nuk ka asnjë mundësi për të rrëzuar Edi Ramën i cili ka një rritje 2-3%. Ka ruajtur votat e saj PS, ka një rritje të tmerrshme PS në Dibër dhe në të tjerat është me votat e saj, ndërkohë që opozita është shumë poshtë. Për herë të parë në 30 vite PD me një të shkuar tejet të lavdishme ka dalë e treta nuk ka ndodhur kurrë, dhe me diferencë të ndjeshme nga vendi i dytë.

Nuk ka ndodhur kurrë që një parti qeverisëse që ka drejtuar vendin të dalë në vendin e tretë me atë rezultat. Ka ndodhur një rrokadë ku LSI ka dalë forcë e dytë dhe PD e tretë kjo sepse PD ka një grup i cili nuk reflekton mbështetjen që kjo parti ka në bazë. Sot që ne flasim PS ka 55% të votave, Berisha 31%, Basha 13% të votave. Me këtë përqindje t’i synon të jesh zëri i parë, por kjo është dramatike. këto zgjedhje me deklaratën e fundit të Bashës sanksionon një rregull që ti humb zgjedhjet fiton dhe nuk jep përgjegjësi por rri aty ku je.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy