Piloti grek rrëfen minutat e fundit të vrasjes së gruas 20-vjeçare

Piloti grek rrëfen minutat e fundit të vrasjes së gruas 20-vjeçare

Vrasja e 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj grek, vijon të jetë ende në krye të artikujve në mediat fqinje. Pse Caroline nuk rezistoi, duke luftuar për të marrë frymë? Pse nuk ka gjurmë të mbytjes? Këto janë disa pyetje, të cilave ekspertët grekë kanë zgjedhur t’i japin përgjigje duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.

Sipas mediave greke, në orën 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri. Pyetja kryesore është një: Pse Caroline nuk rezistoi aq shumë sa vrasësi pretendon se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk” pretendoi fillimisht piloti.

Ndërsa më pas në dëshminë e dytë piloti është shprehur se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”. Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë. “Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, ka thënë ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”. Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy