Teatri i ri Kombëtar/ Çipi: Tre herë më i vogël se i vjetri, nuk ka ashensor dhe vend për rekuizitat!

Teatri i ri Kombëtar/ Çipi: Tre herë më i vogël se i vjetri, nuk ka ashensor dhe vend për rekuizitat!

Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin “Arnautistan” tha se Teatri i ri Kombëtar që do ndërtohet në Tiranë, është një projekt skandaloz, pa ashensor, tre herë më i vogël se i vjetri dhe pa vend për dekoret dhe rekuizitat. Ndërsa denoncoi se teatri i ri nuk është një projekt i arkitektit Bjarke Ingles, Çipi tha se ose ai do akuzohet për shpifje, ose Veliaj për mashtrim.

Ingels ka ardhur si turist në Tiranë. Projekti që u prezantua ishte i vjedhur, dhe projekti që po zbatohet nuk është i Ingels. Ku janë zyrat e Urbanistikës?! Ku e ke projektin që po zbatohet me konsultim publik?! Ose do akuzohem unë për shpifje, ose Veliaj për mashtrim publik.

Fakti që salla është shumë lart është skandal. Nuk ka ashensor. Nuk ka tre salla që kishte teatri i vjetër. Nuk ka asnjë hapësirë për prodhimin teatror. Nuk e vrasin mendjen ku do prodhohen dekoret, rekuizitat. Veliaj ka thënë që teatri i ri do jetë tre herë më i madh se i vjetri, unë them se është tre herë i vogël se i vjetri. Ky vërtet është katër kate, por një pjesë të madhe e ka bar kafe. Nuk ka vend për prodhim dekoresh.

S’ka studio, atelier për dekore. Thoshte mirë i ndjeri Maks Velo kur vinte në protestën për teatrin, asnjë nga ne s’di të bëjë një teatër si të italianëve.

Ndër të tjera Kastriot Çipi tha se me ndërhyrjet e fundit i është prishur akustika "Opera"-s. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy