Bregu: Familja ka kryer ritin mortor, duket se janë të bindur për vdekjen e Ervis Martinajt

Bregu: Familja ka kryer ritin mortor, duket se janë të bindur për vdekjen e Ervis Martinajt

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit” në Shqipëri, ka kërkuar zyrtarisht që djali i tij të shpallet person i zhdukur, pasi besohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022.
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, solli një detaj që, sipas tij, tregon bindjen e familjes për fatin e Ervisit.

Sipas informacioneve të tij, në familje është zhvilluar ceremonia tradicionale që bëhet vetëm në rastet kur besohet se personi ka ndërruar jetë, duke nënkuptuar se ata nuk kanë më dyshime mbi fatin e Ervis Martinajt.

Sot diskutohet nëse ai është gjallë apo jo, por unë do sjell një fakt pse mendoj se nuk është. Familja ka kryer ritin familjar të vdekjes, çka tregon se ata janë të bindur për fatin e tij.

 Kjo është një familje që nuk do ndërmerrte një veprim të tillë pa qenë plotësisht e sigurt se ai ka vdekur.

Ne nuk kemi asnjë provë që ai është gjallë, por kemi vetëm informacionet mbi personat që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje. 

Nuk kemi asnjë lidhje logjike pse Martinaj është gjallë. Thonë se meqë u arrestua Aldo Avdyli e ka vrarë ky. Njeriu që e konfirmoi vdekjen e Martinajt, është gazetari Baton Haxhiu. Deklaratën e parë publike e ka bërë ai.

A është vrarë Martinaj? Po është vrarë, nuk vihet në diskutim. Aldo Avdylaj, apo Indrit Dokle?

Ai që e ka bërë këtë e di fare mirë.

Në zhdukjen e tij ka një inspektor policie që u arrestua. Emri të cilin nuk e përmenda, emri i tretë që përmendet, është Ervis Lami. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy