Mbetjet e AlbChrome, Mehmeti: Shkaktojnë kancer dhe sëmundje gjenetike. Po të trajtohen si duhet, mund të jenë të dobishme (VIDEO)

Mbetjet e AlbChrome, Mehmeti: Shkaktojnë kancer dhe sëmundje gjenetike. Po të trajtohen si duhet, mund të jenë të dobishme (VIDEO)

Në Elbasan, autoritetet kanë konstatuar 318 tonë mbetje të rrezikshme të magazinuara në ambientet e kompanisë AlbChrome, duke vendosur ndaj saj një gjobë prej 4 milionë lekësh dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.

 

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se bëhet fjalë për metale të rënda që shkaktojnë sëmundje kanceroze dhe gjenetike tek njerëzit.

 

Sipas Mehmetit, këto mbetje nuk janë të pavlera, ato madje mund të jetë të dobishme nëse trajtohen si duhet. 

 

Bëhet fjalë për metale të rënda, siç është kromi. Janë rezultat i kapjes së pluhurave, i magazinojnë, i mbajnë pa afate, pa kritere, në vend që të lidhen me kontrata ose t’i çojnë në destinacion ku ato mund të bëhen miqësore me mjedisin, madje dhe të dobishme. Kanë interes, nuk janë pavlerë. Janë një lloj miniere që prodhojnë produkte që mund të hyjnë në punë, ose të paktën mos t’i kthejnë në rrezik duke i magazinuar në kufi që të helmojnë tokën, ujin. Për pasojë nga ujitja e bimëve e pëson njeriu me metale të rënda që shkaktojnë kancer e sëmundje të tjera. 

 

Kemi konstatuar që tokat rreth zonës industriale janë të invaduara nga metale të rënda, jo vetëm me kromin, pro me nikelin, plumbin, zinkun. Të gjitha janë metale që shkaktojnë sëmundje kanceroze dhe gjenetike. Duke u grumbulluar në sasi të mëdha që janë të jashtëzakonshme se nuk bëhet fjalë për 5%, 10%, por janë shumëfish. Toka është e rrezikuar. Dhe bimësia që prodhohet atje është e rrezikuar dhe shkakton sëmundje të rënda. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy