Fshati që duket sikur ka dalë nga librat e përrallave, njihni “Venecian e Holandës” (FOTO)

Fshati që duket sikur ka dalë nga librat e përrallave, njihni “Venecian e Holandës” (FOTO)

Imagjinoni një vend të banuar, por pa makina, me shumë gjelbërim dhe qetësi. Pavarësisht se duket gati e pamundur në botën e zhvilluar ku jetojmë, një vend i tillë ekziston. Quhet Giethoorn dhe ndryshe njihet si “Venecia e Holandës”.

Fshati që duket sikur ka dalë nga një libër përrallash nuk ka rrugë apo transport modern. Ka vetëm kanale dhe 176 ura mbi to.

Turistët duhet të lënë makinat në hyrje të fshatit dhe të ecin në këmbë ose me varka, të cilat kanë motor pa zhurmë.

Edhe në faqen me të cilën Giethoorn-i promovon turizmin thuhet se “zhurma më e lartë që mund të dëgjosh është ajo e rosave apo cicërimat e zogjve”.

Fshati është themeluar në vitin 1230. Banorët e parë të tij gjetën depozita të mëdha torfe dhe hapën shumë gropa gjatë viteve. Këto gropa me kalimin e kohës u mbushën me ujë dhe u shndërruan në liqene të vogla. Më pas, fshati i copëzuar u lidh me ura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy