
Ministria e Shëndetësisë raporton se 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.
Ndërkohë nga testimi i 1240 mostrave të dyshuara, kanë rezultuar pozitive 79 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 15 në Fier, nga 4 qytetarë në Vlorë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Patos, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Peqin, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Durrës.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 370 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.



