Patozi sulmon kandidatët për kreun e PD, Selamit: Kthehu andej nga erdhe se s’i duhesh askujt. Bashës: Mos hyr në garë o trim

Patozi sulmon kandidatët për kreun e PD, Selamit: Kthehu andej nga erdhe se s’i duhesh askujt. Bashës: Mos hyr në garë o trim

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi në takimin anti-Basha të zhvilluar në Akademinë e Arteve, ka sulmuar edhe kandidatin tjetër për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami.

Patozi i bëri thirrje këtij të fundit, që të shkonte andej nga kishte ardhur pasi nuk i hynte në punë asnjë demokrati.

“Ti Selam dhe Basha jeni çifti më i palumtur i Partisë Demokratike. Prandaj të them, kthehu andej nga ke ardhur se s’i hyn në punë askujt. Injorojeni farsën e 22-korrikut, ne s’do bëhemi pjesë e kësaj maskarade,” tha Patozi.

Patozi i ka bërë thirrje publikisht Lulzim Bashës që të heqë dorë nga gara farse që do të mbahet nesër. Patozi me mesazhe të forta iu drejtua Bashës publikisht se ka kohë edhe pak orë që t’ua kursejë demokratëve një traumë tjetër pas asaj të humbjes së zgjedhjeve.

“Për ne ka vetëm një mundësi që PD të dalë nga kjo spiralë e rrezikshme, që të ndalet kjo farsë dhe e ashpër. Lulzim ke ende disa orë qe t’ja kursesh demokratëve një traumë tjetër, ia ke borxh PD. Të gjithë ia detyrohemi asaj, por nëse ka një njeri që është deri në fyt, ai je ti. Nuk ngjite, nuk shkrepe, e as nuk çele qoftë një ditë të vetme. Sipas meje nuk ke asnjë shans për të rilindur e udhëhequr PD drejt fitores. Leri demokratet, përndryshe do të hysh në histori si politikani më famëkeq pas shembjes së diktaturës. Historia nuk do ta falë kurrë. Mos hyr në derë o trim!”, tha Patozi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy