Tundimi për të lënë jashtë NATO-n, propozimi i Polonisë për SHBA bën nervoz Brukselin

Tundimi për të lënë jashtë NATO-n, propozimi i Polonisë për SHBA bën nervoz Brukselin

Polonia kërkon që një divizion ushtarak amerikan të vendoset në mënyrë të përhershme në territorin e saj si një “pengesë” për Rusinë dhe për këtë është e gatshme të paguajë 2 miliardë dollarë. Një propozim i Ministrisë polake të Mbrojtjes, me 17 faqe, e pasqyron këtë iniciativë.

Ky propozim mund të jetë potencialisht tundues për presidentin amerikan për një arsye të veçantë: natyra dypalëshe e marrëveshjes, pra një lidhje Varshavë-Uashington, që lë jashtë NATO-n dhe BE-në, ndaj të cilave Trump ka shfaqur rezerva. 

Ky propozim tundues për Trump mund të shkaktojë shqetësim te NATO-ja dhe aleatët e BE-së. Në lidhje me Rusinë, ata kanë ndjekur një politikë të kujdesshme dhe të koordinuar për të vënë në dukje qëndrimin e Perëndimit ndaj lëvizjes së Moskës që aneksoi Krimenë në vitin 2014. 

Në mënyrë të veçantë, mundësia e shkëputjes së marrëveshjeve ushtarake rrezikon të trondisë sistemin europian që e ka parë kuadrin ushtarak shumëpalësh si mjetin vendimtar të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu, një marrëveshje e mundshme do të pasqyronte rritjen e anëtarëve lindorë të Aleancës, që janë për një qëndrim më agresiv ndaj Rusisë.

Propozimi polak kundërshton bazën ligjore të Aktit Themeltar NATO-Rusi e vitit 1997, një marrëveshje që synon të lehtësojë tensionet dhe të forcojë bashkëpunimin mes rivalëve të Luftës së Ftohtë.

Propozimi polak konsiderohet një lëvizje e zgjuar, për mënyrën se si është hedhur. Në vend që të mbështeteshin te qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët polakë ua propozuan këtë ide anëtarëve me peshë të Kongresit amerikan, që kanë vizituar vendin javën e kaluar.

Kjo çështje shihet si problem për vendet aleate të NATO-s. Në vizitën e tij të hënën në Varshavë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, nuk e përmendi këtë temë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin polak, Andrzej Duda.

Diplomatët e NATO-s thonë se as Polonia dhe as SHBA-të nuk e kanë hedhur ende një ide të tillë në zyrat e aleancës në Bruksel.

“Është e sigurt se kjo ide përshtatet me filozofinë e Trump-it. Pra, nëse do më shumë siguri, për këtë duhet të paguash”, citohet nga Politico.eu diplomati i një vendi me peshë në NATO.

Polonia ka pasur disa “përplasje” me Brukselin gjatë muajve të fundit për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vend. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy