Berisha: Samiti varrosi “Ballkanin e Hapur” në mazoleumin e diktatorit

Berisha: Samiti varrosi “Ballkanin e Hapur” në mazoleumin e diktatorit

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha përshëndeti Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë, i cili sipas tij varrosi në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur. Berisha tha se Rama u bë promotor kryesor i projektit ruso-serb, që synonte sipas tij rikthimin e Serbisë së Madhe dhe rikthimin e rajonit në zonë influence të Rusisë

Partia Demokratike mbështet dhe përshëndet samitin e sotëm të liderëve të vendeve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, si një ngjarje ndër më të rëndësishmet, pas samitit të Selanikut 20 vite më parë. Samiti i sotëm në Tiranë dëshmon vullnetin, konsekuencën e BE dhe liderëve të vendeve anëtare për të mbështetur perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë, për të mbështetur procesin e integrimit të tyre në BE. PD, si lokomotivë e proceseve integruese euroatlantike, garanton pjesëmarrësit e këtij samiti se ajo mbetet e vendosur, e përkushtuar me programin e saj, të bëjë gjithçka për të avancuar procesin e rëndësishëm të integrimit në BE si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve, por edhe popujve të tjerë, në paqe, begati dhe zhvillim.

PD thekson se nga samiti i Selanikut gjer sot, kanë kaluar 20 vite, por mjerisht vetëm një vend i rajonit nga ajo kohë, është sot anëtar i plotë i Bashkimit Europia, Kroacia. Dhe kjo, absolutisht jo se ka munguar predispozita apo dëshira e BE për integrimin e këtyre vendeve, por sepse 10 vitet e fundit, procesi i integrimit për shkak të regjimeve autokratike të instaluara në disa vende të këtij rajoni, u shndërrua në një horizont që largohej gjithnjë e më shumë. Prania sot e liderëve të BE është një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar se asnjë lloj fasade e Edi Ramës nuk do mund të pengojë ata të shohin muret që Edi Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin. Të shohin murin e kleptokracisë dhe korrupsionit, murin e drogës dhe krimit të organizuar, murin e varfërisë dhe mjerimit, murin e monizmit thuaj të plotë dhe luftës antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës.

Por, PD shpreh gjithashtu vlerësimin më të madh për samitin e sotëm sepse sot, këta burra të shquar të BE, varrosin pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës. Projekt ky, de facto ruso-serb, i cili synonte në një mënyrë apo në një tjetër, rikthimin e Serbisë së Madhe dhe rikthimin e rajonit në zonë influence të Rusisë. Ky projekt, në të cilin Edi Rama u bë promotor kryesor dhe tundte flamurin e tij, që mbështetej fuqishëm nga Sergi Lavrov, por në fakt edhe nga Aleksandër Soros, sot, thashë dhe njëherë, varroset në këtë samit dhe kjo është një arritje e madhe për shqiptarët, një arritje e madhe për të gjitha kombet e rajonit, që shohin të ardhmen e tyre më të mirë në BE. Kjo është një goditje e të gjitha aspiratave të hegjemonizmit serb dhe influencës ruse në rajon. Ndaj dhe njëherë, e mbyll këtë deklaratë duke iu uruar sukses të plotë punimeve të këtij samiti historik për rajonin dhe Europën në Tiranë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy