Një tjetër skandal në Superiore, zbulohen SMS për lojtarët e Luftëtarit: Toleroni ndeshjen me Tiranën

Një tjetër skandal në Superiore, zbulohen SMS për lojtarët e Luftëtarit: Toleroni ndeshjen me Tiranën

Klubi i Luftëtarit duket se po lufton në çdo mënyrë për të mos u dorëzuar nga presioneve të jashtme që kërkojnë manipulim të rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Tiranës.

Drejtuesit e gjirokastritëve kanë mbledhur të gjithë telefonat e lojtarëve dhe lajmërojnë se çdo mesazh që kërkon tolerim të ndeshjes do të përfundojë në Prokurori.

Sipas tyre, tashmë ka ardhur një mesazh në programin Viber që kërkon tolerim të bardhebluve të cilët rrezikojnë seriozisht mbijetesën në rast se nuk fitojnë sot.

Reagimi i plotë i Luftëtarit

luftetari6

“Në Prokurori do të përfundojnë mesazhet tuaja!! Që në mëngjes telefonat e lojtarëve kanë qënë mbi tavolinen e drejtuesve dhe të gjitha mesazhet do të përfundojnë në Prokurori.

NUMRAT QË KANË DERGUAR MESAZHE GJATË DITËS SË SOTME, PËR TA SPECIFIKUAR NË VIBER, PËRVEÇ ASAJ PËRGJIGJEJE QË KANË MARRË NË MESAZH, DO TË SHKOJNË DHE NË PROKURORI. TË MENDOSH SE MESAZHI KU KËRKON TOLERIM NË VIBER NUK PËRBËN PROVË, PËRVEÇSE NDYRËSIRA, TREGON QË JENI DHE INJORANTË!”

Mesazhi

SMS-ja e mbërritur në telefonin e një prej futbollistëve gjirokastrit:

“Ç’më doje”

“Si ma bëre gjumin”

“Mo çuni”

“Mirë mo ti”

“Mirë”

“Vetëm je aty”

“Po vetëm dola mënjanë”

“Pse çfarë ke më thuaj”

“Bëhet dot gjë sikur ta tolerosh pak sot Tiranën”

“Jo jo shumë faleminderit nuk bëj dot nga këto gjëra”/panorama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy