Arkeologët peruan kanë zbuluar një mumje afërsisht 3000-vjeçare në Lima, zbulimi i fundit që daton në kohët para-hispanike. Studentët nga Universiteti San Marcos dhe studiuesit fillimisht gjetën mbetjet e flokëve dhe kafkës së mumjes në një pako pambuku gjatë gërmimit, përpara se të zbulonin pjesën tjetër të mumjes. Mumja mendohet se vjen nga kultura Manchay, e cila u zhvillua në luginat e Limës midis viteve 1500 dhe 1000 para Krishtit, tha arkeologu Miguel Aguilar, dhe u shoqërua me ndërtimin e tempujve të ndërtuar në një formë U-je që tregonin orientimin drejt lindjes së diellit. “Personi ishte lënë ose ishte ofruar si flijim gjatë fazës së fundit të ndërtimit të këtij tempulli. Daton përafërsisht 3000 vjet përpara”, tha Aguilar, raporton Reuters. Arkeologët zbuluan sende të tjera të varrosura me trupin, duke përfshirë misër dhe fara, të cilat besohet se mund të kenë qenë pjesë e një oferte.



