Johnson & Johnson nis testimin e vaksinës kundër Covid tek adoleshentët

Johnson & Johnson nis testimin e vaksinës kundër Covid tek adoleshentët

Johnson & Johnson njoftoi sot se ka nisur testimin e vaksinës së saj me një dozë kundër koronavirusit tek adoleshentët.

Fillimisht vaksina do të testohet në një numër të vogël adoleshentësh të moshave 16-17 vjeç dhe pas shqyrtimit të të dhënave fillestare të Fazës 2a, studimi do të zgjerohet në një grup më të madh adoleshentësh.

"Pandemia COVID-19 ka pasur ndikim të madh tek adoleshentët, jo vetëm me ndërlikimet shëndetësore, por edhe me arsimimin, shëndetin mendor dhe mirëqenien e tyre", tha Dr. Paul Stoffels, nënkryetar i komitetit ekzekutiv dhe zyrtari kryesor shkencor në Johnson & Johnson.

“Është jetike që ne të zhvillojmë vaksinimin për të gjithë për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së virusit me qëllim që të kthehen në jetën e përditshme", shton ai.

Aktualisht vullnetarët për tu vaksinuar janë nga Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, por së shpejti do të përfshihen vullnetarë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Holanda e Kanadaja dhe më pas Brazili e Argjentina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy