Një zyrtar i CIA-s, Asif W. Rahman, akuzohet për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara mbi planet e mundshme të hakmarrjes së Izraelit kundër Iranit për një sulm raketor në fillim të këtij viti, shkruan New York Times, duke cituar dokumentet e gjykatës dhe personat e njohur me këtë çështje.
Aktakuza u ngrit javën e kaluar në gjykatën federale në Virxhinia-s për dy akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare.
Ai u arrestua nga FBI të martën e kaluar në Kamboxhia dhe u dërgua në gjykatën federale në Guam për t’u përballur me akuzat.
Materiali ishte përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore e Pentagonit, e cila analizon imazhet dhe informacionin e mbledhur nga satelitët spiun të SHBA-së, duke kryer aktivitete në mbështetje të operacioneve klandestine dhe ushtarake.
Dokumentet mund të ndaheshin vetëm brenda “Five Eyes”, përkatësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia.



