Covid në vend/ 802 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orë (VIDEO)

Covid në vend/ 802 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orë (VIDEO)

Janë regjistruar 802 raste të reja me Covid nga 2604 tamponë gjatë 24 orët e fundit në vendin tonë.

Numri i viktimave raportohet të jetë gjithashtu i lartë me një bilanc prej 12 vdekjesh si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         802

Të shëruar ne 24 orë      527

Të shtruar në spitale      451

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2.604

 

 

Testime totale           216.441

Raste pozitive            46.863

Raste të shëruara       24.136

Raste Aktive             21.750

Humbje jete              977

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11876

Fier                        1664

Durrës  1353

Korçë    1095

Vlorë     1074

Shkodër                986

Elbasan                 926

Berat     794

Lezhë    792

Gjirokastër  517

Kukës    413

Dibër     260

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy