Grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet pasditen e sotme për të diskutuar rreth krizës politike. Mbledhja e thirrur nga kryetari Lulzim Basha do të zhvillohet sot në orën 18:00.
Mbledhja vjen një ditë pasi Basha u takua me drejtuesit lokalë, ku u vendos për një protestë masive në Tiranë me 13 maj, pas anulimit të protestës në Kavajë.
Pasditen e së premtes, kryeministri Rama njoftoi tërheqjen e kandidatit të majtë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, me argumentin se opozita kishte një skenar destabiliteti gjatë votimit për kryetar bashkie.



