Gogo: Ngërç i qëllimshëm për të zvarritur reformën zgjedhore. Sistemi i ngritur abuzon me burimet shtetërore (VIDEO)

Gogo: Ngërç i qëllimshëm për të zvarritur reformën zgjedhore. Sistemi i ngritur abuzon me burimet shtetërore (VIDEO)

Presidenti i KRIIK Abania, Premto Gogo, vonesat për rifillimin e punës të Komisionit të Reformës Zgjedhor i sheh si të qëllimshme, duke thënë se nuk është vetëm ky moment që ka ngërç në përfaqësimin e opozitës në komision.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se KRIIK i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, që të ushtrojë autoritetin e saj dhe ta vërë në punë Komisionin e Reformës Zgjedhore, pasi puna po zvarritet në mënyrë të qëllimshme.

Ky është rast për të treguar se kur opozita është e fragmentarizuar, duhet të përfaqësohet vullneti i gjithë pakicës parlamentare.

Pa shtuar krizën që ndodhet parlamenti, duket se palët po shkojnë me ndërgjegje të plotë, duke përdorur lojërat dhe akuzat e ndërsjella politike te kundërshtari.

Për ta zvarritur deri në maj 2024 dhe pas kësaj, nuk ka më nevojë për reformë. Sistemi i ngritur abuzon me burimet shtetërore.

Kambanë alarmi që kemi ngritur nga zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato së pjesshme së fundmi, është se duhet zhbërë ky përdorim masiv i administratës, i burimeve njerëzore.

Ajo që është kryesore, është se vota është e drejtuar dhe e imponuar. Kjo ndodh nëpërmjet përdorimit të autoritetit të burimeve shtetërore.

Mazhoranca duhet ta zhbëjë këtë lloj patronazhimi. Listat e hapura, janë një ndër zgjidhjet dhe shihet se ku përputhen më mirë nevojat e vendit.

Nga ana tjetër një zonë zgjedhore kënaq disa kritere siç është barazia e votës, apo situatave konfliktuale në një domain politik, në një zonë apo në një tjetër.

Është shumë pozitive që të futet teknologjia, por dyshimi është nëse do na lehtësojë procesin apo sjell besim.

Me numërimin elektronik është më kollaj të manipulohet. Madje KQZ nuk mundi të shpjegojë ankesat, pasi nuk pati auditim të pajisjeve para procesit.

Duhet siguruar një protokoll i sigurtë që të garantohet siguria e procesit, pavarësisht kostove që ka.

Propozimin e bërë Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha që procesi i votimit të zgjasë dy ditë, Gogo e sheh me ndryshime thelbësore duke filluar nga sistemi zgjedhor, ku e gjithë Shqipëria bëhet me një zonë zgjedhore dhe u jepet e drejta e votës emigrantëve.

Me propozimin e zotit Alibeaj, i jepet e drejta e votimit çdo shtetasi shqiptar që në ditën e zgjedhjeve mund të ndodhet jashtë shtetit.

Në vazhdën e tërë kësaj qasje, është parashikuar zgjatja e ditës së votimit, ditën e shtunë dhe të diel në të njëjtat orare 07.00-19.00 dhe ky proces votimi do jetë jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por në të gjitha shtetet ku janë regjistruar qytetarët shqiptarë.

Një zonë mund të jetë brenda një shteti, për sa kohë të ketë mbi 5 mijë votues shqiptarë që janë regjistruar paraprakisht dhe mund të votojnë në atë shtet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy