AMA rikthen transmetimet analoge, kalimi në dixhital shtyhet për në 15 janar (VIDEO)

AMA rikthen transmetimet analoge, kalimi në dixhital shtyhet për në 15 janar (VIDEO)

Shtyhet me katër muaj fikja e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit. 

Një ditë pas kalimit në transmetim dixhital, AMA ka vendosur rikthimin e transmetimeve analoge, pas problemeve që qytetarët hasën dhe raportuan në rrjetet sociale ditën e djeshme.

AMA deklaron se do të rikthehen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekodera dixhitalë tokësore të tipit DVB-T2- Universal ose duhet të kenë aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në këtë mënyrë do të kenë akses në transmetimet dixhitale pas 15 janarit 2019. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy