Përshtati ambientet e lokalit për shitjen e kanabisit, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Përshtati ambientet e lokalit për shitjen e kanabisit, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale K.J pasi kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për shitjen e dozave të kanabisit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 180 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një shumë parash (40 900 lekë dhe 80 euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi: DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.

Përshtati ambientet e lokalit, për shitjen e dozave të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari.

Sekuestrohen 180 doza kanabisi dhe një shumë parash, që u gjetën në lokal.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza të lëndëve narkotike në një lokal në Vlorë, Komisariati i Policisë Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 33”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. J., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit K. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një shumë parash (40 900 lekë dhe 80 euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy