
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.



