
Më shumë se 70 persona janë arrestuar në periferi të Parisit, teksa trazirat e shkaktuara nga vdekja e një adoleshenti nga të shtënat e policisë vazhduan deri në orët e para të së enjtes. Protestat shpërthyen në periferinë e Parisit Nanterre të martën, duke u në qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Toulouse, Lille, Lion dhe Nice. Protestuesit sulmuan policinë me mjete piroteknike, u vunë flakën kontejnerëve të plehrave dhe dogjën disa makina. Gazetarët vendas thanë se kokteje molotov dhe gurë u hodhën në furgonat e policisë. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha të mërkurën në mbrëmje se 2,000 oficerë dhe forca të xhandarmërisë janë vënë në gatishmëri në zonën e madhe të Parisit, 800 më shumë se një natë më parë, sipas mediave franceze. Policia mori gjithashtu një autorizim urgjent për të përdorur dronët e vëzhgimit në Nanterre.



