
I akuzuar për trafik organesh, senatori nigerian Ike Ekweremadu, 60 vjeç, thuhet se solli një fëmijë nga Afrika në Britaninë e Madhe për t’i marrë organet e tij dhe më pas rishitur.
Senatori nigerian u arrestua nga policia e Londrës së bashku me gruan e tij, Beatrice Nwanneka Ekweremadu, ndërsa djali 15-vjeçar u mor nga shërbimet sociale.
Të dy me origjinë nigeriane, por që jetojnë në Londër, akuzohen se kanë favorizuar transferimin e djalit nga një person tjetër.
Shumica e veprave të supozuara ndodhën në Britaninë e Madhe, por gjykata pezulloi procedurat për shkak të çështjeve juridiksionale. Prandaj, çështja ligjore është e mprehtë dhe aktualisht bashkëshortët janë në paraburgim dhe do të duhet të paraqiten para gjykatës më 7 korrik.
Policia e Londrës shpjegoi se senatori bashkë me të shoqen kanë qenë pjesë e një rrjeti të skllavërisë së fëmijëve për disa kohë, deri sa u ndaluan.
Megjithatë, askush nuk mendonte se një politikan i njohur në Nigeri mund të përfshihej në skandal.
Ekweremadu, i emëruar profesor vizitor në Universitetin Lincoln, shërbeu tre mandate si nënkryetar i Senatit Nigerian nga 2007 në 2019 dhe si anëtar i Partisë Demokratike Popullore (PDP) në opozitë, senator që nga viti 2003.



