Vrasja e vazjës së ideologut rus, reagon Kievi: Nuk kemi lidhje me ngjarjen!

Vrasja e vazjës së ideologut rus, reagon Kievi: Nuk kemi lidhje me ngjarjen!

Këshilltari kryesor i Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me vrasjen e vajzës së Alexander Duginit, duke u shprehur se në këtë ngjarje s’ka lidhje Ukraina.

"Ukraina nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e vajzës së Duginit", është shprehur Mykhailo Podolyak, pas atentatit të ndodhur në Moskë, ku u vra Darya Dugina, e bija e filozofit dhe ideologut që konsiderohet si “truri” i Putinit.

"Ne nuk jemi një shtet kriminal, ndryshe nga Rusia, dhe definitivisht nuk jemi një shtet terrorist," tha Podolyak për televizionin kombëtar.

Vajza e filozofit, Darya Dugina, ishte një gazetare e njohur që mbështeti publikisht pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të këtij viti ajo u sanksionua nga autoritetet e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, që e akuzuan 30-vjeçaren se ka kontribuar në "dezinformimin" në internet në lidhje me pushtimin e Rusisë. Në një intervistë të muajit maj, ajo e konsideroi luftën si “përplasje qytetërimesh” dhe u shpreh krenare për faktin që së bashku me babanë e saj ishin sanksionuar nga Perëndimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy