E drejta e lirisë së shprehjes dhe mendimit janë të garantuar në Kushtetutë për secilin nga shtetasit shqiptar. Por, prej më shumë se një dekadë, ka një pikëpyetje nëse gjyqtarët mund dhe a u lejohet të përdorin rrejtet sociale. “FactCheck” zbardh për herë të parë vendmin këshillor të qeverisë së gjyqësorit e cila thotë “PO”, mund të përdoren si një mjet i pashmangshëm komunikimi.
Në Shqipëri janë afro 2 milionë përdorues të rrjeteve sociale, ku kryeson “Facebook” ndjekur më pas nga të tjera platforma.
Thuajse të gjitha platformat të japin mundësi të komunikosh, shprehësh qëndrime e të shpërndash mesazhe si tekst, foto, video dhe materiale të ndryshme.
Magjistratët shqiptarë në shumicën e rasteve përdorin rrjete sociale, ose me emrat e familjarëve të tyre, ose me pseudonime dhe disa as nuk kanë fare.
Prej vitesh tashmë e kryesisht që prej reformës në drejtësi ka një pyetje.
A duhet të kenë rrjete sociale gjyqtarët?
E pikërisht kjo pyetje nëse duhet apo jo të përdorin gjyqtarët rrjetet sociale është trajtuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
“FactCheck” zbardh për herë të parë se çfarë qëndrimi ka qeverisja e gjyqësorit për këtë temë dhe debat!
Me postulatin ‘Mendoni para se të Postoni’ KLGJ thotë “Gjyqtaret mund të përdorin mediat sociale, por duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përfshihen në një proces me dy hapa për t’u siguruar që veprimtaria e tyre virtuale është në përputhje të vazhdueshme me kodin".
Se pari, ata duhet të vlerësojnë me kujdes komentet/postimet/deklaratat e tyre, duke përdorur udhëzimet e mësipërme, para se të vendosin të postojnë diçka në mediat sociale.
Se dyti, ata duhet të monitorojnë reagimet ndaj këtyre postimeve dhe përfshirjen e tyre në forume të caktuara në mediat/rrjetet sociale që ata përdorin. Gjyqtari duhet të ketë në konsideratë faktin që mund të jetë e pamundur për të që të verifikojë çdo faqe në mediat/rrjetet sociale, ku ato kanë komentuar ose për të ndryshuar sjelljen e kontakteve/miqve virtualë në internet.
Më tej, sipas departamentit të etikës në KLGJ thuhet “Në gjyqtar duhet të tregojë se ka bërë përpjekje të arsyeshme për të monitoruar faqet e mediave sociale ose temat që lidhen me gjyqtarin/gjyqësorin dhe ka marrë masa për të korrigjuar çdo deklaratë që komprometon integritetin e gjyqësorit në tërësi. Gjyqtarët duhet të veprojnë për të ruajtur besimin e publikut në integritetin, pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit.



