5391 gjoba janë vendosur nga policia rrugore në harkun kohor të tre ditëve, ndërkohë që në total janë bllokuar 234 patenta.
Gjatë 96 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar me shpejtësi tej normave, që varionin nga 50 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar 169 drejtues mjetesh, të cilëve i është bllokuar patenta. Sakaq për pasojë të kontrolleve me drager janë hequr 65 patenta, pasi shoferët drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 25 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë, për drejtim mjeti pa patentë.
Janë vendosur 1362 gjoba për parakalime të gabuara dhe 54 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 23 gjoba me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
526 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1018 për përdorim të celularit. Sakaq 386 gjoba janë vendosur për mungesë të kaskës mbrojtëse dhe 1725 gjoba për parkime të gabuara.
211 gjoba për mosdhënie përparësie këmbësorëve, si dhe 86 për shkelje të semaforit.



