Zelensky në samitin e G20: Përdorni fuqinë tuaj që Rusia të braktisë kërcënimet bërthamore

Zelensky në samitin e G20: Përdorni fuqinë tuaj që Rusia të braktisë kërcënimet bërthamore

Gjatë një vizite në Kherson, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti çlirimin e qytetit "fillimi i fundit të luftës".

Megjithatë, pjesa më e madhe e Ukrainës lindore dhe jugore është ende nën kontrollin rus dhe vetë qyteti Kherson është pa ujë, energji elektrike apo ngrohje dhe mbetet brenda rrezes së raketave dhe sulmeve ruse. 

Është "një katastrofë humanitare", tha guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych , duke theksuar se rivendosja e furnizimeve me energji elektrike është përparësia.

Para syve të gjithë botës, Rusia e ka kthyer termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia "në një bombë radioaktive që mund të shpërthejë në çdo moment". Volodymyr Zelensky ua tha këtë udhëheqësve të G20. “E konsideroj edhe mundësinë e një skenari të tillë kriminal”, shtoi ai.

"E njëjta gjë vlen edhe për kërcënimet e çmendura të armëve bërthamore të përdorura nga zyrtarët rusë: ju lutemi përdorni të gjithë fuqinë tuaj për ta bërë Rusinë të braktisë kërcënimet bërthamore," kërkoi ai. "Nëse Rusia nuk zbaton veprime konkrete për të arritur paqen, do të thotë se dëshiron të "mashtrojë" botën dhe të ngrijë luftën’, përsëriti presidenti ukrainas, duke nënvizuar se Ukrainës duhet t'i ofrohet mundësia e një paqeje të drejtë, pa kompromise për sovranitetin.

Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që i kërkon Rusisë të paguajë për dëmet e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës. Lufta është ndër temat dominuese të G20-ës që filloi në Bali, ku pati takim historik mes presidentit amerikan Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping: të dy liderët ranë dakord kundër përdorimit të armëve bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy