Zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet rreth vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku kanë të bëjnë me vënien e banesës së tij nën ruajtje 24-orëshe. Nga ana tjetër janë liruar 2 vëllezërit e Agim Dakës, i cili u vetëvra me pistoletë në vitin 2005, kur gjithçka ndodhi në zyrën e Cukut.



