AKU bllokon mishin e importuar nga Brazili

AKU bllokon mishin e importuar nga Brazili

Pas lajmeve në media për dyshimet mbi mishin e derrit dhe pulës që importohet nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar të gjitha ngarkësat me këtë produkt. Kjo masë është marrë deri në në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte.

AKU saktëson se nga periudha nëntor 2016 –mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri.

“Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. “ Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit “e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare të miratuara nga autoritetet veterinare qendrore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit. Gjithashtu ju bëjmë me dije se, nga sistemi RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed) , sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, instrument i Komisionit Europian i krijuar për të garantuar ndjekjen e informacionit ndërkufitar, për të reaguar, në mënyrë të menjëhershme në rast rreziku ndaj shëndetit të konsumatorëve, nuk ka një  njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte”, thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy