Kujdesi për dhëmbët/ Verçani: Shqiptarët me prevalencë më të lartë të sëmundjeve të kariesit sesa vendet tjera të rajonit

Kujdesi për dhëmbët/ Verçani: Shqiptarët me prevalencë më të lartë të sëmundjeve të kariesit sesa vendet tjera të rajonit

Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të jetë primar për të mos pësuar më vonë deri te sëmundjet e kariesit.

Ky është sugjerimi i dentistit Gersi Verçani, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Ai pohon se megjithëse se Shqipëria ka një prevalencë të lartë të sëmundjeve karioze sesa vendet tjera në rajon, kujdesi ndaj dhëmbëve po shtohet dita ditës.

Kujdesi i dhëmbëve të shqiptareve lë pak për të dëshiruar, duhet të promovohet më shumë te njerëzit.

Është problem dhe duhet kujdes, sepse dhembi dhe struktura e tij, ndryshe nga indet e tjera në organizëm nuk ripërtërihet, nëse dëmtohet mund te kurohet por nuk mund të ripërtërihet, më mirë ne të kujdesemi sesa të shkojmë ta kurojmë.

Më përpara ka qenë ndryshme tani e shohim se ne moshat e reja po fillojnë të ndërgjegjësohen, megjithëse ndonjë prevalencë të sëmueshmërisë karioze që mund të prek më shumë dhëmbët në Shqipëri është më e lartë se sa në pjesët e vendeve te rajonit. Kështu që ka akoma punë pro gjithmonë po e shohim se tendenca është drejt asaj të bëhet.

Dentisti Verçani, pohon se nuk ka limit të heqjes së dhëmbëve te pacientet por varet nga ekzaminimet paraprake për secilin nga ne.

Kur heqim dhëmbët duhet pasur parasysh se fillimisht duhet kuruar dhe më pastaj vendoset zëvendësimi i tyre në moshat e treta, po flasim.

Heqja e dhëmbëve nuk ka limit, por varet nga ekzaminimi paraprak me cilindo pacient. Bëhet në një ditë por mund të lidhet edhe me vendosjen e impianteve në të njëjtën seancë, por fillimisht duhet ditur sëmueshmëria e pacientëve që kanë.

P.sh., varet nga diabeti, sëmundjet hemodinamike, ato imune, malinje, sepse ata kanë sistemin regjenerues të ulët, kërkohet ekzaminimi njëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy