
Ukraina njofton vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, si pasojë e një sërë sulmesh nga ana e separatistëve rusë, në rajonin e Donbas.
Joint Forces Command njoftoi me anë të një deklarate, se në 24 orë u shënuan 96 sulme nga ana e separatistëve rusë, prej tyre 81 me armë të rënda, duke njoftuar se në një prej sulmeve, humbi jetën një ushtar.
“Si pasojë e sulmeve, një ushtar humbi jetën si pasojë e plagëve vdekjeprurëse. Gjashtë të tjerë mbetën të plagosur gjatë luftimeve”, deklaroi komanda ushtarake e Ukrainës.
Ndër të tjera Kievi, thirri në shërbim rezervistët e ushtrisë me moshë nga 18 deri në 60 vjeç.
Është ky dekreti që mban firmën e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku thuhet se vendi po përgatitet për një sulm të mundshëm rus.
Rezervistët duhet të japin shërbim për maksimumi një vit, thuhet në dekret.



