Protesta para ambasadës italiane: Rreth 500 mijë shqiptarë kërkojnë njohjen e pensioneve

Protesta para ambasadës italiane: Rreth 500 mijë shqiptarë kërkojnë njohjen e pensioneve

Ditën e sotme u mbajt një protestë para ambasadës italiane në Tiranë, ku një grup personash kërkuan që të bëhet njohja e pensioneve në Itali.

Dy prej protestueseve Lumturi Lika dhe Asime Kodra thanë nga studio e lajmeve në MCN Tv, se protestat do të vazhdojnë deri sa të gjendet zgjidhje.

Lika tha se ka 27 vite që punon dhe se nuk kërkojnë as mëshirë dhe as lëmoshë, por atë që u takon.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që kërkojë pension të përbashkët dhe ata mbi 70 vjeç që vazhdojnë dhe punojnë në skela.

Ndërsa Asime Kodra deklaroi se është ngritur një shoqatë në Itali, “Diaspora ‘90-‘91, e cila drejtohet nga një inxhiner Esat Balla, ka një grup pune që merret nga ana teknike me problemin.

Nuk jam ende në moshë pensioni, por i kam vënë qëllim vetes që të luftoj sot, në mënyrë që kur të vij mosha ta gëzoj pensionin.

Kjo protestë e sotmja na e ngrohu zemrën se vetë ambasadori doli dhe bisedoi me ne. Ambasadori na tha se duhen disa javë dhe muaj që kjo marrëveshje të mbyllet.

Ambasadori na sqaroi se marrëveshja e bërë mes dy grupeve të punës me sa duket ka pasur disa mangësi, se thesari i shtetit italian e ka kthyer për rishikim, në mënyrë që në momentin që të miratohet nga dy ministritë dhe parlamenti, të mos ketë asnjë problem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy