
Gazetari Denis Dyrnjaja foli në MCN Live lidhur me çështjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, çështje e cila po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese.
Dyrnjaja tha se Xhaçka s’ka përplasje ligjore dhe nuk provohet që të ketë pasur ndikime në shpalljen investitor strategjik të kompanisë së bashkëshortit të saj.
Mirë është që në të tilla raste të pritet gjykata. Besoj që vendimi do jetë brenda 30 ditësh. Është neni 70, pika 3 dhe 4, që i referohen pretendimit të opozitës. Por në pikën 3 të nenit 70, është dukshëm e qartë që vet zonja Xhaçka s’ka një përplasje ligjore. Nga pikëpamja ligjore është e qartë që zonja Xhaçka s’ka një ngarkesë. Sa i përket ndikimeve të tërthorta dhe indirekte, mund të perceptohen drejt dhe gabim, dhe rasti mund të marrë ngarkesa qoftë pozitive qoftë negative në raport me të vërtetën. Vjen argumenti që z.Gaçi ka qenë vetë ligjvënës, njihet si një njeri që është marrë me biznes. Është gabim edhe ta paragjykosh, por është gabim edhe mos e paragjykosh. Çështja është te vendimmarrja, a ka ndikuar që të shpallet investitor strategjik apo jo?! Nëse ti je ministre dhe bashkëshorti yt është ministër është ministër, kjo s’do të thotë që s’ke një jetë tënden apo s’të lejohet të bësh biznes. Deri tani nuk provohet që të ketë pasur ndikime. Dua të sjell në vëmendje që kemi precedentë të tillë, kemi rastin e z.Kokëdhima, z.Beqaj. Rasti Leskaj është rrëzuar. Fakti që s’kemi prova, nuk mund të bëhemi më katolikë se Papa. Djali i kryeministrit dikur merrej me biznes, por s’është provuar kurrë që ishte në konflikt interesi. Po flas për djalin e ish-kryeministrit Berisha”.
Sa i takon qeverisë Rama dhe çështjes së korrupsionit, Dyrnjaja tha se ka një vetëndjerje të tepëruar, një prepotencë dhe vanitet të pushtetit.



