
Çdo ditë, në Hungari lind një kompani me kapital Italian. Përkundër akuzave për agresion fiskal, taksa e sheshtë prej 9% për kompanitë po tërheq gjithnjë e më shumë biznese italiane.
Në Hungari, bizneset italiane janë kudo. Por kjo është vetëm vitrina. Pas tyre qëndron një ushtri kompanisht me kapital italian që rritet ditë pas dite, falë taksës së sheshtë për bizneset dhe individët, që e ka kthyer Hungarinë në një atraksion.
Regjimi i veçantë tatimor i Hungarisë, 9% për kompanitë nga 2017 dhe 15% për individët që nga viti 2011, u vendos nën lenten e Komisionit Evropian më 7 mars të vitit të kaluar. Hungaria dhe gjashtë vende të tjera (Luksemburgu, Belgjika, Holanda, Malta, Qiproja dhe Irlanda), janë akuzuar për agresion fiskal në dëm të shteteve të tjera të Bashkimit Europian.
Çdo ditë, në Hungari lind një kompani me kapital italian. Aktivitetet e biznesit me shumicë dhe pakicë (rreth një e treta e totalit) mbajnë peshën kryesore. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë në rritje (kompanitë janë mbi 400), prodhim (mbi 300) etj.
Shifrat kanë dalë nga banka e të dhënave të grupit ITL, i cili që prej vitit ’92 ndihmon kompanitë italiane të hyjnë në tregun hungarez. Në bazë të të dhënave, në Hungari janë 2875 kompanitë italiane me 26 097 punonjës, me një qarkullim total prej 3.4 miliardë eurosh.
Nga këto, 16 janë biznese të mëdha me mbi 250 punonjës, 13 710 të tillë në total, me një vlerë prej 1.1 miliardë dollarë.
Sa i përket numrit total të bizneseve, jot ë gjithë janë të destinuar për sukses, megjithatë, balanca mes regjistrimeve të reja dhe atyre që shpallin falimentin mbetet pozitive, me një diferencë prej 100 të tilla në vit. Hungaria i jep një rëndësi të veçantë punës kërkimore. Aktualisht, vendi po përpiqet të thithë njerëz të kualifikuar, një pjesë e të cilëve janë hungarezë të larguar kohë më parë.
Kjo politikë duket se po jep frutet e veta, pasi në vitin 2017 (të dhënat më të fundit në të cilat mund të kesh akses) shteti arkëtoi 14.4 trilionë miliardë dollarë, që arrijnë në rreth 45 miliardë euro më shumë krahasuar me vitin 2016. Taksat e korporatave kanë sjellë më shumë se 711 miliardë fiorina, një shifër e barabartë me më shumë se 2 miliardë euro (në krahasim me vitin 2016).
Përveç kësaj, Hungaria e ka përmirësuar dukshëm infrastrukturën për t’u ardhur në ndihmë të huajve që investojnë atje. Për shembull, 20 vjet më pare, autostradat nuk shkonin përtej 60 km nga Budapesti, por sot nëpërmes tyre mund të udhëtosh në të gjithë vendin.



