Prokurori kërkon 6 vite burg për Salvinin

Prokurori kërkon 6 vite burg për Salvinin

Organi i akuzës ka kërkuar 6 vjet burg për zv.kryeministrin Matteo Salvini, i akuzuar për refuzim të akteve zyrtare për rrëmbim dhe pengimin e zbarkimi të 147 emigrantëve nga “Open Arms” në Lampedusa, ngjarje e ndodhur 5 vite më parë. 

“Ekziston një parim kyç i padiskutueshëm: mes të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së sovranitetit të shtetit, janë të drejtat e njeriut ato që duhet të prevalojnë në sistemin tonë juridik, fatmirësisht demokratik”, deklaroi gjatë aktakuzës zëvendësprokurori Geri Ferrara.

“Personi në det duhet të shpëtohet dhe klasifikimi i tij është i parëndësishëm: migrant, anëtar i ekuipazhit, pasagjer”, thuhet në aktakuzë.

“Sipas të drejtës ndërkombëtare të Konventës Sar, edhe një trafikant njerëzish apo një terrorist duhet të shpëtohet dhe më pas drejtësia ndjek rrugën e saj”, shtroi magjistrati. Ai vuri në dukje se nuk kemi të bëjmë me një proces politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy