Rama urdhër kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk do kalojë nëse nuk kostohet pastrimi (VIDEO)

Rama urdhër kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk do kalojë nëse nuk kostohet pastrimi (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim të përbashkët sot me kryetarët e 61 bashkive dhe me ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zyrtarisht shprehu zhgënjimin me menaxhimin e mbetjeve në gjithë territorin e vendit

Rama, me këtë premisë, bëri edhe paralajmërimin e radhës për bashkitë: “Asnjë buxhet i Këshillit Bashkiak nuk kalon nëse nuk është i përfshirë në të, pastrimi siç është kërkuar nga Qeveria”

“Qeveria do të hyje drejtpërdrejt, asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë nëse në të nuk parashikohet ajo për të cilën qeveria do të punojë, pastrimi. Ministrja do të jetë vetë e pranishme, asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë menaxhimin e përditshëm të mbetjeve nga financat. Edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin le të shkojë, shtëpitë e shqiptarëve në cdo kohë pavarësisht nivelit të varfërisë kane qenë shembull pastrimi, nuk janë dalluar ndonjeherë për pisanjos. Nëse këta që hedhin plehrat rrugëve, zoti i shtëpisë është kryetari i Bashkisë, asnjë nga ne smund të mbijetojë më me turpin e pisllëkut. Për të mos lejuar pirgje nëpër territore, për të kontrolluar procesin cdo ditë.”

Kryeministri dha gjithashtu dhe shembuj të mirë, duke iu referuar bashkisë së Lezhës dhe Korçës.

“Shkoni në Lezhë dhe shikoni plazhin, qytetin, po të doni shkoni shikoni dhe zona rurale dhe gjejeni një vend depozitim ilegal. Shkoni edhe kur është sezoni turistik që shumëfishohen nevojat. Bëni një xhiro në rërë dhe gjeni një copë letër atje. Ky është vullneti dhe miradministrimi. Bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh e ka ndarë mënjanë për respektin për veten që fillon nga pastërtia, një buxhet që u përgjigjet nevojave. Shkoni në Korçë dhe gjeni plehra rrugëve. Siç ndodh me bashkitë e Elbasanit, Durrësit dhe Kamzës,” deklaroi ai. 

Kreu i qeverisë ndër të tjera solli në vëmendje bashkinë Himarë.

“Për fat të keq kemi ne territor një numër të vendgrumbullimesh të paligjshme, në shkelje të plotë. Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë problem më vete. Nuk e di a e partë atë karburantin e prishur dje, por do të shkojnë në prokuroi të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes. Bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asgjë për rrugët kombëtare. Cdo vit e më shumë rrite numri i turistëve. Pirjet sezonit kemi këto pamje që janë e përditshme e dhimbshme  bashkisë Himarë që është simboli i të fjetur gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut,” tha Rama.

Për këtë, sipas Ramës, do të kujdeset ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ajo jo vetëm do të monitorojë punën, por do të marrë pjesë edhe në mbledhjet e këshillave.

Vetë ministrja nuk e mohoi se ka përmirësime, por sërish ka shumë punë për t’u bërë.

“Janë gjashtë impiante në gjithë Shqipërinë. Nuk mund të bëhen landfille në çdo bashki apo qark. Prioritet duhet të jenë ekoparqet”.

Gjithashtu, ajo ia atribuoi gjithë përgjegjësinë bashkive, të cilat kanë kontrollin mbi menaxhimin e plehrave. Për këtë shkak, ajo kërkoi seriozitetin e plotë të tyre për të kontrolluar përpunimin e plehrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy