
Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Njoftimin e ka bërë kryeministri gjatë një takimi në durrës, ku u prezantuan projekte të infrastrukturës. Riparimi që po i bëhet kësaj rruge duket se do t’i shkojë si përfitim koncesionarit. Ndërkohë përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë lloj tarife për Rrugën e Kombit.



